Report TV - 613 kg kokainë në Maminas, Basha: Shqipëria baza e furnizimit të europës me drogës

2018-05-11 0

"Shqipëria është kthyer në bazë të furnizimit të europës me drogës". Kështu u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD. Pas kapjes së 613 kg kokaine në Maminas të Durrësit, Basha tha se tashmë një gjë të tillë nuk e thotë vetë opozita, por edhe DASH e EUROPOL.

"Shqipëria është kthyer në bazë të furnizimit të europës me drogës. Ky biznesmen (Arbër Çakaj) ka marrë 97 ngarkesa me drogë nga Kolumbia, Shqipëria shërben si bazë për përpunimin, paketimin dhe dërgimin drejt Gjermanisë dhe vendeve të BE. Këtë kemi pasur parasysh kur kemi paralajmëruar se Shqipëria me Edi Ramën është kthyer në një bazë të drogës, tashmë e thotë DASH, EUROPOL, që kjo qeverisje e ka kthyer Shqipërinë në bazë të krimit të organizuar.