Si u zbulua kompania e kokainës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania Arbri Gardën që u kap një ditë më parë me sasinë rekord të kokainës është përfshirë në një verifikim të hollësishëm të të gjithë aktivitetit tregtar.



Të dhëna zyrtare nga dogana thonë se kompania ka dalë me risk, që në momentin që ka kryer deklaratën doganore. Kriteret që klasifikojnë një kompani me risk janë të shumta, por në rastin konkret, origjina e mallit, itinerari i përshkruar si dhe historiku i saj janë elementët bazë që ky biznes është kapur nga sistemi doganor.



Burime nga dogana i thanë Vizion Plus se që nga mesdita e së martës kohë kur është dorëzuar deklarata doganore e deri të mërkurën kontenieri me rreth 22 ton banane i është nënshtruar jo vetëm skanimit, por edhe kontrollit fizik të strukturave doganore.



Verifikimet që po kryen dogana në bashkëpunim dhe me administratën tatimore kanë të bëjnë edhe me import-eksportet që kompania ka kryer, e cila ka operuar edhe me disa nipte sekondare.



Sipas të njëjtave burime, verifikimet janë shtrirë edhe në sistemin bankar, në llogaritë që janë në emër të kompanisë si dhe në pronat që ajo disponon të regjistruara në hipotekë. Ndërkohë doganat konfirmojnë se janë dhe dy konteniere të tjerë të së njëjtës kompani që janë në proces verifikimi për t?u zhdoganuar.



Duke ju referuar të dhënave të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit ajo që ngre pikëpyetje është fusha e gjerë e veprimit në të cilin operon kompania Arbri Gardën, me një pronar të vetëm shtetasin Arbër Çekaj. Ky biznes i krijuar në vitin 2012 ka shtrirë ne aktivitetin e tij jo vetëm në import të produkteve ushqimore, por edhe në media e marketing, tregtim të pajisjeve elektro-shtëpiake, agjenci turistike e imobiliare, blegtori, montim të linjave të tension të lartë e të ulet etj. Kjo fushë e gjerë operimi ka bere te lindin dyshime e forta.