TIRANE - Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në "Unazën e Re" të Tiranës.
Ka qenë automjet tip betoniere e cila ka marrë përpara një grua teksa kjo e fundit po kalonte rrugën. Mësohet se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, ndërsa po heton për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.