Në një javë 40 viktima nga ngrica - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Bisha nga lindja? nuk po i kursen viktimat në të gjithë Europën. Që prej të premtes së kaluar, të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga kushtet ekstreme të motit.

Transporti është në kaos, ndërsa dëmet material janë shumë të mëdha.

Është rritur edhe frika për shëndetin e personave më të brishtë, të pastrehëve apo të moshuarve ndërsa nuk kanë munguar thirrjet e autoriteteve për t?u ardhur në ndihmë e për të shmangur sa më shumë daljen nga shtëpia.



Dëbora dhe ngricat kanë krijuar vonesa dhe aullime si në aeroportin londinez të ?Heathrowt?, ku ?British Airways? anuloi 60 fluturime.

Aksidentet rrugore kanë qenë të shumta në Gjermani, veçanërisht në bregun baltik.



Në Suedi, temperature rekord minus 39,6 gradë Celsius u regjistrua të hënën. Në Itali, Roma u përfshi nga dëbora e parë në gjashtë vite. Temperaturat arritën në minus 40 gradë Celsius të paktën 100 kilometra nga Venecia, në Dolina Campoluzzo. Edhe në Spanjë, ka alarm për reshje masive dëbore në shtatë rajone.



Nga njëri skaj i Europës në tjetrin, temperaturat kanë qenë në rënie.

Grupi rus i gazit ?Gazprom? njoftoi se kishte thyer për gjashtë ditë rekordet e eksporteve ditore drejt Europës.



Ballkani po ashtu po vuan temperaturat e ulëta. Nga Kroacia në Shqipëri, Bosnje e Kosovë, ato shënuan rënie historike deri minus 20 gradë celsius në zonat malore.