Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tjetër sasi e madhe droge është kapur në Itali dhe dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Mediat italiane raportojne se policia italiane ka sekuestruar 5 ton drogë, ndërsa në pranga u vunë 25 persona mes tyre dhe shqiptarë.
Droga nëse do të hidhej në treg kishte vlerën e 10 milionë eurosh.
Mes emrave të arrestuarve janë tre shqiptarë
Indrit Buja, 37 vjec
Elvis Hajdini, 25 vjeç
Shefik Muho 34 vjeç
Operacioni u zhvillua në qytetin Catanzaro nga Guardia di Finanza dhe policia financiare në bashkëpunim edhe me Shërbimin Qendror të Hetimeve Penale të Romës.
Raportohet se mes të arrestuarve janë edhe 3 drejtuesit e organizatës kriminale, që dyshohet se janë përgjegjësit kryesore për importin e rreth 5 ton marijaune nga Shqipëria.
Mes tw arrestuarve janë bosi i Filadelfias, Rocco Anello dhe Francesco Fiare nga San Gregorio d?Ippona.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/itali-kapen-5-ton-marijuane-nga-shqiperia-25-te-arrestuar