Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e 4 të një pallat në zonën e ?Don Boskos?, në Tiranë, në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin vetëm dy persona të cilët kanë mundur të dalin nga ballkoni i pallatit.
Dy zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë apartamentin.
Burime nga zjarrfikësja bënë me dije për Report Tv se nuk ka persona të lënduar nga flakët. Ndërkohë, dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një bombol gazi.