Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, ka zbuluar itinerarin e kontenjerit me banane nga Kolumbia, brenda të cilës kishte 613 kg kokainë, sasia rekord e kapur ndonjëherë në Shqipëri.
Sokoli: Kontenjeri është nisur në muajin janar nga Kolumbia dhe trajektora që ka ndjekur është pak e çuditshme. Nga Kolumbia ka shkuar në Itali, nga Italia është kthyer në Maltë dhe nga Malta është kthyer në portin e Durrësit. Ky itinerar ka qenë një nga ata elementët që ka përfshirë alarmin e kuq në portin e Durrësit.
Disa ditë përpara se të kapej droga, subjekti ka bërë disa veprime në QKR. Është tentuar të bëhej mbyllja e aktivitetit. Pronari i shpallur në kërkim kishte autorizuar një prej punonjësve që të bënte këto veprime. Ditën e sotme, kompania ka qenë aktive.
Policia e Shtetit ka pasur një informacion paraprak në lidhje me ngarkesën. Hetimet janë në fazat e para. Mua më rezulton që dy personat e arrestuar kanë qenë në mbikëqyrje që personat kanë mbërritur në portin e Durrësit. Më 18 shkurt, konjenjeri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe vetëm 30 minuta pas ka biseda mes dy të arrestuarve dhe personin në kërkim ka biseda që kishin kaluar procedurat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kapja-e-613-kg-kokaine-sokolaj-zbulon-itinerarin-e-kontenjerit