Ora News - Vrasja e Memli Begallës për 1 ton drogë, burg për dy të arrestuarit e vrasjes

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Tiranës vendosi masat e sigurisë ?arrest me burg? për Denis Demirin dhe Ardian Serezin, dy të arrestuarit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla në zonën e bllokut mbrëmjen e 14 shkurtit.

Seanca e masës së sigurisë u bë me dyer të mbyllura me kerkesë të prokurorit për shkak të sekretit hetimor ndërsa mësohet se prokuroria, ka referuar në gjykatë se binzesmeni Begalla mund të jetë vrarë për shkak të një sasi prej 1 ton kanabis, që ishte kapur në vitin 2014 në Gjirokastër.

Së bashku me drogën ishte ndaluar edhe një nga të dyshuarit e vrasjes, Ardian Serezi.

Sipas akuzës biznesmeni Begalla i kishte dhënë garanci Serezit se do ta ndihmonte të dilte nga burgu, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kjo është arsyeja, që dyshohet se Ardian Serezi së bashku me Denis Demirin organizuan dhe realizuan ekzekutimin e Begallës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/burg-pa-afat-dy-ekzekutoret-e-biznesmenit-begalla