Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grabitje me skenar filmash është zbuluar në qytetin e Korçës mëngjesin e kësaj të mërkure. Hajdutët përdorën një magazinë nga ku çanë murin për tu futur në shtëpinë e një çifti që jeton në Turqi.
Banesa e një çifti korçarësh që prej vitesh jeton në Turqi, u grabit në Korçë me një skenar të ngjashëm me atë të filmave.
Autorët u futën fillimisht në këtë magazinë ngjitur me banesën që ndodhet në lagjen 15 të Korçës, shembën këtë mur dhe vodhën të gjitha pajisjet elektroshtëpiake (shikoni foton)
Prindërit e të zonjës së shtëpisë që zbuluan grabitjen, thonë se dëmet janë të mëdha, ndërsa kanë edhe dyshime për autorët.
"Që dyshojmë dhe ne vetë, ishin katër veta në dhomën e atij që bisedonin dhe llafosnin, e mori dhe vëllai i dhëndrin, hajde i tha: Po e ke bërë, na jep televizorin dhe ta mbyllim muhabetin".
Policia e Korçës, kreu veprimet e para në vendngjarje dhe thotë se po heton për të identifikuar dhe arrestuar hajdutët.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/korce-bastiset-gjate-nates-shtepia-e-emigranteve