Gjiganti i letërsisë shqipe, Fatos Kongoli ndodhet i shtruar në Spitalin Universitar Nënë Tereza dhe ka nevojë për dhurim gjaku. ?Në dy muajt e fundit i janë bërë dy ndërhyrje kirurgjikale në aparatin tretës dhe tani më ndodhet në periudhën postoperatore dhe ka nevojë për dhurim gjaku?, njofton botuesi i tij Fatmir Toçi.
Kontributi i Kongolit në letërsinë shqipe me 15 veprat e tij, të përkthyera në tetë gjuhë të botës ku pasqyrojnë realitetin, periudhën 30 vjeçare të tranzicionit shqiptar ka qenë i madh. Si shkrimtari që falë punës të tij ka bërë që Shqipëria të njihet e të vlerësohet dhe jashtë, sot shkrimtari i nderuar i ndodhur prej kohësh në gjendje të rëndë në spital ka nevojë për ndihmën e çdo shqiptari.
Thirrja e botuesit Toçi shkon edhe për drejtuesit e institucioneve shtetërore për të kushtuar vëmendje të madhe ndaj Fatos Kongolit. ?Kongoli na ka dhënë shumë dashuri në kohë të vështira, sot ka nevojë për mbështetjen tonë dhe, ndoshta, për një vëmendje më të madhe për një trajtim më të specializuar nga drejtuesit e institucioneve shtetërore?, shkruan Toçi.