Ora News - Felaj: Meçollari, ndër 5 personat me certifikatën më të lartë të sigurisë

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Sigurisë ka zhvilluar një takim me Shërbimin Informativ të Ushtrisë ku ndër të tjera është diskutuar edhe për emrin e Artur Meçollarit.

Për mediat, kryetarja e Komisionit Ermonela Felaj tha se nga SHIU u theksua se për këtë person nuk ka pasur asnjë çështje të ngritur deri në këto momente.

Felaj: Përgjigjia ishte shumë e qartë nga ana e drejtuesve të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Personi në fjalë është ndër pesë personat që disponojnë certifikatën më të lartë të sigurisë në Shqipërië, është një certifikatë që jepet dhe mbështetet nga strukturat e NATO-s.

Kjo agjenci tek e cila ne ishim, asnjë shqetësim në lidhje me personin në fjalë. Dua të vë në dukje këtë fakt, të mos biem në batakun e shpifjeve që ngrihen shpesh herë me qëllime të caktuara politike.

Është një proces shumë i rëndësishëm që është duke kryer vendi ynë, përfundimi i një marrëveshje me një shtet fqinj siç është Greqia, e cila shënon një moment të rëndësishëm për faktin e vetëm se Shqipërisë krahas të tjerave i duhet që të mos ketë probleme me fqinjët në momentin e çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/felaj-merr-konfirmimin-e-aism-mecollari-nder-5-personat-me-certifikaten-me-te-larte-te-sigurise