Ora News - USAID projekt për promovimin e produkteve shqiptare jashtë vendit

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prodhimet ushqimore autentike shqiptare do të promovohen tashmë nga USAID përmes një projekti një vjeçar të quajtura "Brand Albania". Programi parashikon krijimin e një marke të unifikuar produktet e të cilit do të përzgjidhen nga një grup ekspertësh të huaj dhe vendas.

Përfaqësuesja e USAID në Shqipëri Catherinë Johnson, tha se tregu evropian ka nevojë për produktet shqiptare nëse ato janë të një cilësie të lartë.

Johnson: Qëllimi i këtij projekti është të mbështesim Shqipërinë në promovimin e produkteve ushqimore tradicionale. Tregu evropian ka nevojë për produktet shqiptare nëse ato përmbushin cilësitë.

Projekti do të mbështetet edhe nga qeveria shqiptare përmes dy ministrive asaj të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministrisë se Turizimit dhe Mjedisit.

Peleshi: Një prodhim tipik mund të jetë me vlerë të lartë, por nëse nuk ka një Brand dhe pjesa më e madhe e tyre tregtohen me ambalazhe plotësisht të papërshtatshme është disa fish më e ulët se sa vlera që ata meritojnë.

Klosi: Ne po punojmë për të organizuar gjatë gjithë sezonit turistik një sërë aktivitetesh promovuese të turizmit gjithëvjetor në Shqipëri por sidomos në sezonin e katër muajve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/usaid-projekt-promovimin-e-produkteve-shqiptare-jashte-vendit