http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës kanë reaguar pas kapjes së sasisë rekord të drogës në portin e Durrësit. Kryeministri Edi Rama e konsideron një operacion shembullor, i cili shënon një hap të madh përpara të shtetit tonë në përballjen me krimin e organizuar.
?Kapja e një sasie shumë të konsiderueshme kokaine, më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë, përmes ndërveprimit mes agjencive tona ligjzbatuese, ka një domethënie të plotë për vendosmërinë, gatishmërinë dhe aftësinë që po fitojmë dita-ditës në këtë përballje. Por padyshim shumë domethënëse, edhe për integritetin e strukturave tona ligjzbatuese. Të cilat në rastin konkret kanë sekuestruar drogë të fortë me një vlerë 180 milionë euro, nëse do të dilte në tregun europian për ku ishte e destinuar. Edhe fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot, duke nisur nga pikat doganore.?
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, në një postim në twitter flet për një superaksion te Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja. ?Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës! Hetimi vazhdon! Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron?, shkruan Xhafaj.
Edhe pse përshëndet aksionin e Policisë së Shtetit, Presidenti i Republikës Meta, ngre alarmin për sigurinë kombëtare, që sipas tij kërcënohet nga krimi organizuar.
?Presidenti Meta duke theksuar rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, kërkon thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë. Presidenti Meta përshëndet rolin e Anti-Mafias italiane dhe paralajmërimet e saj konsistente për rrezikun që i vjen, jo vetëm Shqipërisë dhe Italisë, por edhe rajonit, nga fuqizimi i krimit të organizuar.?
Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili kërkon që agjencia amerikane kundër trafikut të drogës, të stacionohet në Shqipëri, pasi siç thotë, roli i partnerëve ndërkombëtare është i paçmueshëm.