http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Heqja e rezervës se vulës apostile nga qeveria greke, çliroi nga sorollatjet dhe kostot financiare mijëra shqiptare qe aplikojnë per dokumenta ne vendin fqinj.
Por cfare eshte vula apostile?
Kjo është vula qe vendoset mbi dokumentet e aplikueseve shqiptare, per shërbime te ndryshme ne Greqi. Aplikime per shkolle, dokumenta te gjendjes civile, dëshmi penaliteti, vendime gjyqi dhe nje sere dokumentesh te tjera pajisen me vulën apostile ne Ministrinë e Jashtme, te shkruar ne dy gjuhe, anglisht dhe frëngjisht. Pajisja me ketë vule i bën automatikisht te njohura nga shteti grek.
Drejtori i Shërbimeve konsullare ne Ministrinë e Jashtme tregon per Vizion Plus lehtësitë qe krijohen tashme për emigrantet.
Por aplikimi per vulën apostile mund te behet edhe nëpërmjet zyrave të postes. 24 ore nga kërkesa qytetarit i kthehen dokumentet te shoqëruar me vulën përkatëse.
Greqia ishte shteti i fundit ne Europe qe nuk kish vendosur regjimin e vulës apostile me Shqipërinë. Ky vendim ishte pjese e negociatave Bushati ?Kocias gjate takimeve ne Krete dhe Korçe.
Vetëm vitin e kaluar kane aplikuar per legalizim dokumetash 210 mije persona, ku veç kohës dhe sorollatjeve ne dyert e Ambasadës Greke, kane paguar 6.3 milion euro per legalizimin e dokumenteve te tyre.