Ora News - Bora zbardh Tiranën, Durrësin deri dhe Myzeqenë. Në Korçë termometri -10 grade

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet e dëborës dhe i ftohti ekstrem përfshiu të gjithë vendin këtë të mërkurë, me temperatura që zbritën deri në -10 gradë celcius në Korçë e Dibër.

Për pasojë ngricat dhe akulli kanë janë problemi i madh në shumë rrugë ku ka prezencë dëbore, duke vështirësuar kështu qarkullimin e mjeteve edhe me zinxhirë.

Fshati turistik i Dardhës vijon të mbetet problematik, po ashtu vështirësi ka edhe në Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit, ku ka prezencë akulli në rrugë.

E rënduar mbetet situata në qarkun e Dibrës ku reshjet e dëborës vijojnë. Njësitë administrative malore mbeten të izoluara, ndërsa banorët ngrenë shqetësim për rezervat ushqimore.

Në Kukës temperaturat shënojnë minus dhe bora ka mbërritur deri në 70 cm në zonat e thella dhe 40 cm në qytet.

Rruga e kombit është e qarkullueshme pa probleme, ndërsa zonat malore mbeten të izoluara.

Temperatura shënon -5 gradë në Pukë, ku trashësia e dëborës arrin 60 cm në qytet, ndërsa në aksi Qafë mali-Shemri është i kalueshëm, me zinxhirë por ka rrezik orteqesh.

Ndërsa zonat malore po përballen prej ditësh më vështirësi, moti i ftohtë dhe reshjet e dëborës zbritën këtë të mërkurë thuajse në të gjithë vendin. Për të dytën ditë radhazi, reshje dëborë u regjistrruan në Tiranë. Reshje intensive dëbore u shënuan edhe në Lushnje, Fier, Berat e Vlorë.

Rruga e Llogarasë ndërkohë pati probleme sërish këtë mëngjes.

Lezhianët të pamësuar me dëborën, u përfshinë në aksidente, ku kto 2 ditë pranë spitalit u paraqitën 6 persona me fraktura.

Të martën procesi mësimor u pezullua në 321 shkolla, një pjesë e të cilave janë mbullyr prej disa ditësh për shkak të bllokimeve.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/qarku-i-korces-mberthehet-nga-ngricat-temperaturat-deri-ne-10-grade