Balerina e programit ?E diela Shqiptare? Andresa Ambrosio dhe aktori i humorit Florian Binaj ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Andresa tha se ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe sot kishte zgjedhur të gatuaj një recetë braziliane dhe një ëmbëlsirë me frut pasioni. Ndërkohë aktori kishte zgjedhur të përgatisë një sallatë me fruta të ndryshme.
Në fund të emisionit të dy të ftuarit dhe moderatorja Arjola Shehu provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e balerinës Ambrosio.