Policia e Shtetit: 180 milione Euro vlera e kokaines se kapur ne Durres, dy të arrestuar

2018-05-11 7

Vlera e 613 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit është 180 milionë Euro. Kështu ka deklaruar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjatë një konference për mediat.

Në pranga ranë dy persona Donald Lucaj 25 vjeç nga Tropoja dhe banues në Tiranë, si dhe Armando Pezaku 25 vjeç nga Durrësi.

Në kërkim është shpallur Arben Çekaj, drejtori i kompanisë "Abi Garden" me qendër në Maminas. Kjo kompani kishte bërë porosinë me banane që kishte ardhur nga Kolumbia së bashku me sasinë rekord të kokainës.

Kontenieri me drogë mbërriti më 19 Shkurt në Portin e Durrësit, pasi ishte nisur nga Kolumbia e më pas tranzit në Itali dhe në Maltë.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, kontenieri i ngarkuar me banane dhe kokainë është mbajtur nën vëzhgim nga autoritetet shqiptare, dhe operacioni i koduar "Last Snow" mbrëmjen e 27 Shkurtit kur ngarkesa u mor në dorëzim nga firma porositëse ?Arbri Garden?.

Free Traffic Exchange