Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për banorët e kryeqytetit dëbora solli gëzim e hare mes çdo moshe, pasi fenomeni është i rrallë, sikurse në Durrës e Shëngjin ku u rikthye pas 8 vitesh. Por petku i bardhë, ndryshe nga sinonimi sjell halle e vështirësi në zonat malore të vendit, ku kamerat e Ora News sjellin dëshmi të jetës mes borës.
Këta 6 ushtarë (në foto) janë quajtur heronjtë e ditës. Ecën tre orë në këmbë në terren të vështirë për të transportuar në spital një 38 vjeçare në gjendje të rëndë shëndetësore.
Trëndafile Miçi, nënë e dy fëmijëve, nga fshati Tejdrinë ishte në rrezik për jetën, me temperaturë të lartë. Pavarësisht motit të vështirë, tanime ndodhet nën kujdesin e mjekeve të spitalit të Kukësit.
Bardhësia që është argëtim e zbavitje për disa, kthehet në sfidë dhe vështirësi për të tjerë, sidomos në zonat e thella malore.
Në Rrugën e Kombit, dëbora arrin në 40 centimetra në tunelin e Kalimashit. Lëvizjen e sigurojnë 13 borëpastruese që punojnë pa pushim efekte ruga e kombit
Në Valbonë, bora ka arritur 90 centimetra, në Qafë Mali të Pukës rreth 2 metra dhe në Qafë Thorë të Kelmendit, mbi 2 metra.
Të mësuar me pushtetin e bardhësisë në dimër banorët e këtyre zonave e vazhdojnë jetën në normalitetin e tyre.
Më në lindje në qarkun e Dibrës, problemi i madh janë ngricat në rrugë. Shëtitorja e Peshkopisë është kthyer në një skenografi fotosh e zbavitje.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/i-shpetohet-jeta-nenes-se-dy-femijeve-ishte-e-izoluar-nga-bora