Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mirela Kumbaro është thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias për të raportuar mbi dëmtimin e Monumenteve të Kulturës dhe për Teatrin Kombëtar. Kumbaro ka deklaruar se janë 219 Monumente në të gjithë vendin në rrezik shembje, ndërsa opozita e akuzoi për mungesë serioziteti për shkak se disa Monumente Kulture tashmë janë të shkatëruara plotësisht. Kalaja e Gjirokastrës është karahasuar nga opozita me Alepon për shka të çarjes që kanë pësuar muret.
Dëmtimet e disa Monumenteve të Kulturës edhe për shkak të reshjeve, kanë nxitur Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të thërrasë në seancë dëgjimore Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro.
Raportimi i Ministres është shoqëruar me ndërhyrje dhe akuza nga deputetët e opozitës për shkak se Ministrja e Kulturës pranoi se ndodhen 219 Monumente Kulture në rrezik shembje.
Kumbaro: 106 objekte nuk ekzistonin fare, ndërkohë që ishin në listë 52 plotësisht të shkatërruar, 219 të konsideruara me risk. Pjesa tjetër të rikuperusheshëm, me problematika të ndryshme.
Kohët e fundit janë dëmtuar rëndë urat e Orgockës e të Hoshtevës dhe varret e Selcës të gjitha të shpallura Monumente Kulture.
Deputetët e opozitës kanë bërë përgjegjëse Kumbaron që nuk ka ndërhyrë në momentin e duhur, edhe pse Ministrja deklaroi se për vitin 2016-2017 janë investuar 15 milionë lekë të reja.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-perballet-me-kumbaron-ne-komision-jeni-ministrja-me-e-paafte-gjirokastra-si-alepo