Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendi është aktualisht në epidemi gripi por me një trend në rënie. Artan Simaku, epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik në një lidhje telefonike për edicionin e lajmeve të orës 20:00 në Ora News tha se ka një rënie të përqindjes së pozitivitetit të mostrave të gripit.
Simaku: Vërehet një trend në rënie. Ne aktualisht jemi në epidemi, por vërehet një trend në rënie dhe një rënie e përqindjes së pozitivitetit të mostrave të gripit. Duhet thënë se gripi është një sëmundje shumë e paparashikueshme, gjithsesi kur fillon trendi në rënie nuk parashikohet të ketë rritje prapë.
I ftohti që ka mbërthyer vendin këto ditë duket se favorizon përhapjen e virusit.
Simaku: Temperaturat e ulëta fatkeqësisht e favorizojnë përhapjen. Ditën e enjte dhe të premte do të shikojmë dhe shifrat e reja, të grumbulluara nga i gjithë vendi. Gjithsesi ju informoj se është një trend në rënie.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eksperti-i-ishp-ora-news-shqiperia-ne-epidemi-gripale-por-trendi-ne-renie