VLORE-Tre persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 te Kisha Ortodokse. Sipas gazetarit të Report Tv në Vlorë Armand Xhelili, dy grupe janë përplasur duke shkëmbyer zjarr dhe terrorizuar qytetarët për disa minuta.
Të plagosurit janë Gazmend Canaj 27-vjeç, Taulant Beqiri 28-vjeç dhe Elis Llanaj 27-vjeç, të tre janë dërguar në spitalin rajonal dhe janë pjesë e dy grupeve.
Sipas burimeve nga spitali, Gazmend Canaj raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë një plumb në kraharor. Dy të plagosurit e tjerë kanë marrë nga plumb në kofshë dhe tjetri në bark. Ata janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri mes dy grupeve, të cilët po lëviznin në dy makina.
Në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm njëra nga makinat, tip ?Fiat Punto? me targa italiane DJ 252 RC. Report Tv ka siguruar pamjet e makinës tip ?Fiat? e cila është bërë shoshë nga breshëria e plumbave.