VLORE-Tre persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 te Kisha Ortodokse. Sipas gazetarit të Report Tv në Vlorë Armand Xhelili, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës ku po udhëtonin tre personat që u plagosën.
Makina ndaj së cilës u qëllua me armë zjarri është tip ?Fiat Punto? me targa italiane DJ 252 RC. Ajo është qëlluar në lëvizje nga një tjetër makinë, e cila është larguar me shpejtësi pas të shtënave. Makina e të plagosurve pas breshërisë më armë zjarri ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër makinë.