Atentat me 3 te plagosur ne Vlore

2018-05-11 4

3 persona kanë mbetur të plagosur këtë të martë, në një atentat me armë zjarri të ndodhur gjatë orëve të pasdites në Vlorë.

Burime paraprake thonë se persona ende të paidentifikuar, kanë hapur zjarr në drejtim të një automjeti "Fiat Punto" me targa italiane DJ252RC, në lagjen "28 Nëntori".

Të plagosurit, të identifikuar si Elis Llanaj 27-vjeç, Taulant Beqiri, 28-vjeç dhe Gazmend Canaj, 27-vjeç janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Një prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje më të rëndë.

Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e rrethanave të këtij atentati.

Free Traffic Exchange