Ora News - Epidemia, 24 mijë persona të prekur me grip, 164 me fruth

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoritetet shëndetësore raportojnë për 24 mijë persona të prekur me grip në vendin tonë dhe 164 pacientë të fruthit. Ka një zbritje me 1000 të rasteve të prekurve me grip, por rreziku ende nuk ka kaluar. Mjekët thonë se ndryshimi i motit dhe luhatja e temperaturave deri në 10 gradë duhet ti bëjë qytetarët vigjilentë ndaj sëmundjeve virale.

24 mijë persona rezultojnë të prekur me infeksione respiratore, 1 mijë më pak krahasuar me javën e kaluar.

Shifrat në nivel kombëtar tregojnë se ka një rënie të numrit të personave të prekur me grip por mjekët e familjes thonë se ende nuk ka kaluar rreziku.

Në fakt, luhatjet e menjëhershem të temperaturave gati me 10 gradë, duhet të bëjë më vigjilente personat me imunitet të dobët pasi rrezikojnë sërish të preken nga viruset në qarkullim.

Bruna Shiroka: Ftohja e motit riskon për një trend përsëri në rritje të rasteve të evidentuara me sëmundje virale, kryesisht me grip.

Drejtorja e Qendrës Shëndetësore nr 3 dhe njëherazi mjeke familje, Bruna Shiroka, thotë se rishfaqja e fruthit me këtë ritëm duhet ti bëjë nënat më të ndjeshme për të vaksinuar fëmijët e tyre.

Në nivel kombëtar, ISHP raporton për 164 persona të prekur me fruth.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/epidemia-24-mije-persona-te-prekur-me-grip-164-me-fruth