http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykatat shqiptare lejojnë martesat nen moshën 18 vjeç. edhe pse ligji i ka te ndaluara, vete familjaret e rinj, gjejnë menyra sesi te arrijnë te celebrojnë lidhjet e tyre. Nga monitorimi i observatorit per te drejtat e fëmijëve, ne 7 gjykata, te rretheve Shkodër, Kukës, Fier, Kavaje, Lezhe, Puke dhe Tropoje, rezulton se e drejta e lidhjes se martesës nen 18 vjeç, është dhëne në 68 raste.
Sipas pedagoges Mandro, problematike tjetër është edhe diferenca e madhe midis partnereve qe arrin deri ne 19 vite.
Ambasadorja e Bashkimit Europian ne Tirane, Romana Vlahutin, u shpreh se varfëria dhe mundësitë ekonomike, jane disa nga arsyet qe kane dërguar ne martese dhjetëra vajza nen moshe.
Ministria e Drejtësisë po shikon mundësitë e ndryshime ne kodin e familjes për t?i dhënë fund këtij fenomeni.
Sipas këtij studimi, gjykatat e rretheve qe kane dhëne numrin me larte te martesave nen moshe jane në Fier dhe Shkodër, me përkatësisht 14 e 12 raste.