Të mërkurën Superliga do t'u rikthehet ndeshjeve për të rikuperuar javët e prapambetura. Ndeshja më e rëndësishme në letër është përballja mes Kukësit dhe Skëndërbeut, një vit më parë dueli për titullin kampion, ku veri-lindorët dolën fitues, por në këtë sezon situatat janë ndryshe.