Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nxënësit e 321 shkollave në të gjithë vendin nuk zhvilluan mësim këtë të martë, pasi dëbora dhe akulli nuk i lejojnë nxënësit dhe mësuesit të zhvillojnë një proces normal. Sipas urdhërit të Ministrisë së Arsimit, orët e mësimit do të zëvendësohen pas kalimit të motit të keq që ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Ndërkohë numri i paktë i studentëve të paraqitur në autitore si pasojë e bllokimeve detyroi pezullimin për dy të ditë të mësimit edhe në Universitetin e Shkodrës.
321 shkolla të sistemit parauniversitar në të gjithë vendin nuk zhvilluan mësim këtë të martë për shkak problematikave të lidhura me të ftohtin siberian që ka përfshirë vendin.
Në qarkun e Dibrës, mësimi u pezullua në të gjitha njësitë administrative pasi dëbora që shkon në 40 centimetra trashësi dhe akulli në rrugë vështirëson lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve.
Në Kukës, rreth 50 % e e shkollave në fshatra nuk bënë mësim për shkak të numrit të lartë të mungesave të nxënësve dhe pamundësisë për të transportuar mësuesit nga qyteti.
Orë të shkurtuara zhvilluan këtë të martë edhe nxënësit e zonave të thella të qarkut të Korçës, ku temperaturat që mbrëmjen e së hënës zbriten deri në 8 gradë nën zero, po shkaktojnë izolim.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pezullohet-mesimi-ne-321-shkolla-te-vendit