Report TV - Gjunkshi në Report TV: Artur Muçollari ka shkelur statusin ushtarak

2018-05-11 4

Deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, u shpreh në studion e Report Tv, se Artur Meçollari nuk mund të jetë në tryezën e negocimit të ?Detit? me Greqinë.

Emri i Meçollarit, kapiten i parë i Forcave Detare, është mes 12 negociatorëve shqiptarë të cilët do ulen në tryezë me përfaqësuesit grekë. Sipas Xhunkshit, Meçollari ka shkelur statusin e ushtarakut, arsye për të cilat, sipas tij, është larguar nga Forcat e Armatosura.
"Artur Meçollari, nuk mund të jetë pjesë e tryezës për negocimin e hapësirës detare. Ka shkelur stautsin e Forcave të Armatosura, për këtë arsye është larguar. Ekzistojnë dokumentetë plota që ka shkelur statusin e ushtarakut dhe për këtë arsye nuk mund të jetë pjesë. Nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie të shtetit tonë me NATO-n por me interesin kombëtar. Në radhë të parë është interesi kombëtar, pastaj ai për NATO-n. Njëherë për veten, shtëpinë, familjen tonë.

Free Traffic Exchange