Rrezohet kerkesa e PD per shkarkimin e Arta Markut

2018-05-11 0

Maxhoranca rrëzoi në një mbledhje të përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të ligjeve amendamentin kushtetues të Partisë Demokratike për ndërprerjen e mandatit të Arta Markut dhe zgjedhjen e një Prokurori të ri të Përgjithshëm.

Opozita e cilëson antikushtetuese zgjedhjen e Kryeprokurores së Përkohshme në seancën e 18 Dhjetorit dhe ngre dyshime se zonja Marku mund të mos kalojë as Vettingun.

?Duhet t?i ndërpresim mandatin kryeprokurores. Nëse e fusim në Vetting, Prokurorja aktuale shkarkohet, e tregojnë të dhënat e saj të shkuara. Jeni duke vjedhur ndjekjen penale ndaj ministrave dhe kryeministrit?

Por socialistët thonë se pas kësaj nisme fshihet një tjetër skenar i opozitës.

?Sot po goditet Kushtetuta për të penguar Reformën në Drejtësi?.

Për opozitën ngjitja e Arta Markut në krye të organit të akuzës është prova e kapjes së drejtësisë nga Kryeministri.

"Nuk ka kapje, s'ka sesi. Sot po presin 17 Prokurorë në radhë".

Rrëzimi i kërkesës së opozitës nuk pritet të sjellë surpriza edhe në seancë plenare, në të cilën palët do të shkojnë me një raport, por me dy qëndrime të ndryshme. Që të votohet ky amendament nevojiten 94 vota. Deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, opozita kërkon që funksionet e tij të ushtrohen nga një prokuror i caktuar nga Kuvendi, me tre të pestat e votave, mes kandidaturave të propozuara nga Gjykata Kushtetuese, për një mandat të përkohshëm e që të kenë kaluar Vettingun.