Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Atmosferë tjetër ajo në qytetin e Lezhës pas deborës e cila në këtë sasi nuk ishte parë prej 8 vitesh.
Prezenca e saj ka gëzuar pamase qytetarët, të cilët sfiduan temperaturat e ulëta për tu argetuar. Rrugë dhe sheshe në qytet u mbushen nga femijë dhe të rritur të cilët e shrytëzuan këtë moment për foto dhe lojra të ndryshme.
Dëbore ka patur edhe në bregdetin e Shëngjinit. Uji i detit u bë njësh me shtresëm e bardhë në rërë, duke krijuar pamje magjepese. Po nga ana tjeter dëbora i ka gjetur të papërgatitur autoritet vendore.
Në rrugë nuk u pa asnjë efektiv policie, apo mjete pastruar dëboren dhe për të hedhur kripë. Në oret e mëngjesit trashesia e dëbores arriti deri në 10 cm, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe qytetareve brenda qytetit të Lezhës dhe zonave përeth.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bora-zbardh-lezhen-dhe-bregdetin-e-shengjinit