Ora News - Bora mbyll shkollat

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në qarkun e Dibrës, shkollat u mbyllën thuajse në të gjitha njësitë administrative ku dëbora shkon në 40 centimetra trashësi, dhe lëvizja e njerëzve dhe mjeteve është e vështirë

Në Kukës, rreth 50 % e e shkollave në fshatra nuk bënë mësim për shkak të numrit të lartë të mungesave të nxënësve dhe pamundësisë për të transportuar mësuesit nga qyteti.

Drejtori i Arsimit Kukës, Z. Skënder Ahmeti: " Mbi 50% e shkollave në fshat sot nuk e zhvilloi mësimin"

Orë të shkurtuara zhvilluan këtë të martë edhe nxënësit e zonave të thella të qarkut të Korcës, ku temperaturat që mbrëmjen e së hënës zbriten deri në 8 gradë nën zero, po shkaktojnë izolim

Drejtor i Arsimit, Z. Kristaq Grabocka: "Ne do ta ndërpresim në ato zona ku është e pamundur të zhvillohet normalisht"

Pa mësim këtë të martë mbeten edhe nxënësit e fshtrave të thella të Librazhdit e Gramshit në qarkun e Elbasanit, ku po ashtu ka vështirësi në lëvizjen e mjeteve për shkak të ngricave që pasuan reshjet e dëborës. Vështirësi edhe në Malësinë e Krujës, ku rezultrojnë të paktën 7 shkolla të mbyllura

Për herë të parë në vitet e fundit, situata e krijuar pas motit të keq që ka përfshirë vendin, detyroi pezullimin e mësimit edhe në Universitetin e Shkodrës, ku këtë të hënë u paraqitën shumë pak studentë.

Për këto ditë mësimi do të zëvendësohet gjatë ditëve të shtuna, me datë 3 dhe 10 mars 2018.

Shumica e studentëve të këtij universiteti janë nga zonat veriore të vendit të cilat janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore që kanë shkaktuar edhe izolim.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bora-mbyll-shkollat