Ora News - Veliaj: Banorët të zgjedhin administratorët që të përfitojnë nga Fondi i Komunitetit

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fondi i Komuniteteve është nismë që iu vjen në ndihmë qytetarëve të Tiranës, duke mundësuar rikontruksionin e fasadave të pallateve. Këtë mundësi e kanë shfrytëzuar banorët e pallateve Hawai, të cilët i kanë dhënë një pamje të re banesave të tyre. Kryebashkiaku Veliaj, ftoi edhe qytetarët e tjerë të zgjedhin administratorët dhe të aplikojnë për fondin e bashkisë, pasi sipas tij nisma është garanci për të bërë punë me cilësi dhe jetëgjatësi.

Kjo ishte gjendja e pallateve Hawai në kryeqytet përpara nisjes së rikontruksionit. Tashmë banorët, falë edhe mbështetejes të dhënë nga Bashkia e Tiranës, nëpërmjet nismës ?Fondi i Komuniteteve?, kanë mundur të kryejnë këtë transformim. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj, tha se nisma vjen si rezultat i bashkëpunimit mes bashkisë dhe komunitetit të banorëve.

Erion Veliaj: Pallati që kemi në sfond është ndërtuar në fillim të viteve ?90, ndryshe njihen si Pallatet Hawai, të amortizuar prej kohësh, të ndërtuar pa cilësi. Sot, siç më thanë banorët, u duket sikur kanë hyrë në shtëpi të reja. Falë Fondit të Komuniteteve pallati u vesh me sistemin kapotë, ka termoizolim, dhe çdo qindarkë e shpenzuar është bërë me transparencë me qytetarët.

Sipas Veliajt, ky lloj bashkëpunimi është mënyra më e mirë për të bërë punë me cilësi e jetëgjatësi.

Erion Veliaj: Në dallim nga gjithologët që dëgjojmë çdo natë në televizor, që nuk prekin një lopatë me dorë, diferenca mes një administratori është që arrin ta bëjë komunitetin bashkë dhe në vend që ta kthejë në një komunitet qaramanësh, që ankohet, mobilizohen për t?u siguruar që gjërat të funksionojnë. Në këtë rast, mobilizimi ishte për të përfituar nga fondi i bashkisë, që financon gjysmën e çdo investimi në pallat, për t?u siguruar që edhe komuniteti ka dhënë diçka, të cilën do ta ruajë.

Kryebashkiaku ftoi edhe qytetarët e tjerë që të zgjedhin administratorët e pallateve, si e vetmja mënyrë për të bërë mundur përfitimin nga Fondi i Komuniteteve. Deri më tani në kryeqytet janë 2700 pallate me administratorë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-banoret-te-zgjedhin-administratoret-qe-te-perfitojne-nga-fondi-i-komunitetit