Kumbaro:219 monumente rrezik shembje në të gjithë vendin, 1.6 mln euro për restaurimin

2018-05-11 0

Nis seanca dëgjimore dëgjimore me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro te komisioni parlamentar i Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik. Në seancë po diskutohet çështja e dëmtimeve të disa monumenteve të Kulturës për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, të cilat sipas ministres janë 219 objekte të cilat rrezikohen nga erozioni, si dhe çështja për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar nga vendi aktual te Teatri ?Turbina?.
Seanca ka nisur me një minutë heshtje në nder të ish drejtorit të Galërisë së arteve, Gëzim Qendro, i cili u nda sot nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi tha se lista e objekteve në rrezik na i është vënë në dispozicion, ndërsa Kumbaro në lidhje me mungesën e saj nga komisioni i javës së kaluar i medias tha se: ?S?kam qenë në komision për shkak të axhendës?. "Monumentet e dëmtuara për shkat të moti konsistojnë në: rrëzimin e urave dhe shkatërrimin e një mastiri 400 vjeçar, thellim çarje nëpër kalaja. Qeveria duhet ta parashikojë faktin që do të ketë reshje dhe të marrë masa paraprake", deklaron Vokshi.