Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një aksident në Rrugën e Kombit zbuloi një tentativë për trafik droge.
Lënda narkotike që paraprakisht dyshohet se ishte kanabis sativa tranportohej në këtë makinë me targa AA 778 FY, ku udhëtonin tre persona.
Por për shkak të lagështirës në rrugë, mjeti fillimisht është përplasur me barrierën anësore dhe më pas me një makinë tjetër.
Për pasojë bagazhi i automjetit ku transportohej droga është hapur dhe lënda narkotike, ka përfunduar e shpërndarë në rrugë bashkë me borën.
Policia fillimisht shkoi në vendngjarje e informuar për aksident, ndaj është suprizuar kur ka gjetur edhe drogën.
Menjëherë është ndaluar dhe po merret në pyetje drejtuesi i mjetit, i cili u braktis aty nga dy persona të tjerë që udhëtonin bashkë me të.
Ata tashmë janë shpallur në kërkim, por identitetet nuk bëhen të ditur.
Makina e ngarkuar me drogë udhëtonte në rrugën e Kombit drejt Rrëshenit, ndërsa policia ende po kryen verifikime për të zbuluar destinacionin e drogës që u zbulua nga aksidenti
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/milot-aksidentohet-makina-e-mbushur-me-droge