Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dëbora ka izoluar 7 fshatra në Malësinë e Krujës, ndërsa 7 shkolla në zonën e Lezhës janë mbyllur dhe mësimi është pezulluar.
Ndërkohë zonat e thella malore kanë probleme edhe me bazën ushqimore për bagëtitë.
Edhe në Dibër situata paraqitet problematike, pasi disa njësi administrative janë të bllokuara dhe mësimi është pezulluar pasi trashësia e dëborës ka shkuar deri në një metër.
Në qarkun e Dibërës vetëm rruga nacionale Peshkopi - Tiranë lëvizja e mjeteve bëhet me vështirësi, pasi të gjitha akset e tjera janë të bllokuara.
Probleme ka edhe me ujin e pijshëm, ndërsa dy mijë miatorë nuk janë paraqitur sot në punë.
Trashësia e dëborës në Peshkopi dhe Bulqizë ka arritur deri në 30 centimetër.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/debora-izolon-7-fshatra-ne-kruje-pezullohet-mesimi-ne-disa-shkolla-ne-lezhe-dhe-diber