?Guroret? Të prishet një mal i tërë vetëm për një biznes mua më duket situatë alarmante?. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi i ftuar te ?5 pyetjet nga Babaramo? në Report Tv, për situatën e guroreve në vend.
Klosi i është referuar më konkretisht guroreve në malin e Tomorit, të cilat sipas tij rrezikojnë turizmin në këtë zonë, njësoj si HEC-et e planifikuara por që u anuluan, në kanionet e Osumit.
Klosi tha qeveria ka një plan konkret për rregullimin e aktivitetit të këtij biznesi në të gjithë vendin. ?Nuk mund të tolerojmë që këto biznese duhet të rregullohen mbi bazën e disa rregullave janë të tëra në lidhje kufijtë e shkeljes së ligjshmërisë. Mali i Tomorit ka qenë ndjesia e qytetarëve të pelegrinit. Ne nuk jemi kundër që ai biznes mos të zhvillohet dhe ai biznes nuk zhvillohet duke shkatërruar jo vetëm duke përfituar, duke shitur një copë nga mjedisi dhe duke shkatërruar atë mal që është i nevojshëm për qytetarët?.