Prestigjiozja italiane “Vanity Fair”: Tirana e re, e lirë dhe plot ritëm

2018-05-11 0

Prestigjiozja italiane ?Vanity Fair? i ka kushtuar ditën e sotme një artikull të gjatë kryeqytetit tonë, Tiranës, e cila duhet të vizitohet patjetër falë arkitekturës në zhvillim, artit modern, ushqimin e shijshëm si edhe jetën e natës. ?Kantier, vinça, skela, arkitektë dhe punëtorë, të gjithë të angazhuar për të ri zhvilluar një qytet që ka dëshirë të tregojë dhe që sot kryeson kryeqytetet europiane më në modë. Për të shijuar atmosferën e Tiranës, ku studiot më të rëndësishme të arkitekturës në Europë po investojnë ide dhe projekte, duhet të arrijmë në sheshin Skënderbe, kushtuar heroit shqiptar, i cili në ?400 mbroji fuqishëm Shqipërinë dhe perëndimin nga përparimi i Perandorisë Osmane?. Në vijim të artikullit, lavdërohet projekti i Sheshit ?Skënderbej?, me pedonalen kushtuar këmbësorëve, hapësirën e gjelbër falë mbjelljes së pemëve, si edhe ndërthurjen e gurëve nga të gjitha territoret shqiptare.

?Vanity Fair? evidenton dhe kuzhinën e veçantë duke theksuar se Tirana ofron restorante bashkëkohore, të arreduar me pjesë të dizajnit, dhoma avangarde të vëmendshme ndaj inovacionit dhe cilësisë së produktit. Revista e njohur italiane evidenton edhe ?Pazarin e Ri?, që falë rikonstruksionit të bërë nga Bashkia e Tiranës, e ka transformuar nga një zonë të braktisur të kryeqytetit, në një nga më të vlerësuarat nga turistët, por edhe vetë banorët?. Në përfundim, artikulli flet dhe për linjat direkte Itali-Shqipëri, duke ftuar të gjithë të vijnë të kalojnë fundjavën në Tiranë.