Stop - Postribë, humb ndihmën ekonomike, djali i papunë rezulton doganier?! (26 shkurt 2018)

2018-05-11 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; ?Stop? ka udhëtuar në fshatin Dome të Postribës, pasi Manush Cela pretendon, se është hequr në mëyrë të padrejtë nga skema e ndihmës ekonomike.Në përgjigjen, që ka marrë i rezulton djali i punësuar në dogana. Por ai, Ridvan Çelaj është me 8 klasë shkollë e nuk ka punuar asnjë ditë, as në doganë e askund tjetër. Gazetarja e emisionit investigoi në të gjitha zyrat e shtetit, por përgjigja nuk ndryshon, djali doganier e pengon të marrë ndihmën ekonomike Manush Çelajn. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tha se numri i kartës së Ridvanit është i njëjtë me punonjësin e doganave Blendin Cullhaj, ndaj ka ndodhur dhe gabimi. "Emisionit 'Stop' iu drejtova sepse unë kam marrë asistencën gjatë gjithë këtyre viteve. Në fillim të vitit 2018 aplikova për letrat e asistencës, u interesova, por emri im nuk figuronte. Shkova te zotëria, i thashë si ka mundësi që emri im nuk figuron në listën e ndihmës ekonomike. Më tha: "Zotëri, ju nuk e përfitoni ndihmën ekonomike se djalin e keni të punësuar në Drejtorinë e Doganave. As adresën nuk e di se ku i bie kjo. Në vitin 2017 kam marrë ndihmë 65 mijë lekë (të vjetra). Unë jetoj me pak blegtori e bujqësi", u shpreh Manush Çelaj.Ndërsa i biri, Ridvani tha: "Unë s'di gjë për atë punë, hiç bile. Kur më tregoi babi unë u habita. Unë as jam regjistruar as kam qenë, vetëm një herë në jetën time kam qenë në Doganë, jo më të jem shef dogane siç kanë thënë ata. Unë po të isha shef dogane s'do i kisha duart kështu nga lopata, si fshatar. Unë 8 klasë shkolle kam. Dogana ka goxha rrogë dhe po ta kisha, s'do isha në këtë gjendje, duke kërkuar zyrë më zyrë për 65 mijë lekë". Ai u shpreh se ka vetëm 8 klasë shkollë, ndaj nuk ka mundësi të punojë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave e aq më pak si shef. Gazetarja e emisionit "Stop" iu drejtua Njësisë Administrative Postricë për të mësuar motivin e përjashtimit nga skema e ndihmës ekonomike familjen Çelaj. Fiqiret Çela, specialist i ndihmës ekonomike, tha se Ridvan Çelaj rezulton në sistem si i punësuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ndaj dhe i është hequr ndihma ekonomike kësaj familjeje. "Nuk e ka deklaruar që është i punësuar. Drejtoria e Shërbimit Social ka bërë verifikimin e këtyre familjeve, që kanë dalë të punësuar, me automjete, motora etj. Në njësinë tonë kanë aplikuar 712 familje, nga to janë refuzuar 183 familje. Te Shërbimi Social bëhen verifikimet për personat, nëse kanë deklaruar të vërtetën".
Po ashtu, specialistja e Shërbimit Social Shtetëror, Edlira Cani u shpreh se në bazë të sistemit, Ridvan Çelaj rezulton i punësuar pranë Drejtorisë Përgjithshme të Doganave, çka nuk është deklaruar nga i ati në kërkesën për ndihmën ekonomike. "Rroga e zotërisë, sipas sistemit, është 73000 lekë dhe kontributet 20367 lekë". Ndaj dhe gazetarja e emisionit "Stop" iu drejtua Doganës Shkodër për të verifikuar nëse ekziston emri i Ridvan Çelës s...