Report TV - Konflikt mes dy personash te rruga e Elbasanit, 1 i plagosur

2018-05-11 0

TIRANE - Një i moshuar është qëlluar me thikë mbrëmjen e kësaj të hëne pranë ish-këndit të lojërave "7 xhuxhat" te Rruga e Elbasanit.

Mësohet se ka pasur një konflikt mes dy personave ku për rrjedhojë njëri prej tyre ka goditur me thikë të moshuarin, duke e lënë të plagosur. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht videon pas kësaj ngjarje ku në pamje duket i moshuari i gjakosur, në pritje të mbërritjes së autoambulancës.

I moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Free Traffic Exchange