BOOM denoncon rastin e vajzës që endet rrugëve: Jam përdhunuar disa herë

2018-05-11 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

As nën mëshirën e fatit, por e braktisur edhe prej tij, një vajzë 30 vjeçare me probleme të rënda të shëndetit mendor në Kuçovë, ka rrënqethur me dëshminë e saj për emisionin ?BOOM?në Ora News.

Përveç vështirësive të shumta që ndesh çdo ditë për ushqim dhe strehim, ajo tregon se është abuzuar disa herë seksualisht.

Dëshmia: "Për të më ndihmuar, më japin njerëzit më japin.Më jep njëri byrekë, një tjetër më jep sufllaqe.Më kanë dhënë. Kam qenë më përpara në Shkodër në institucion. Kam qëndruar 2 javë.Ika, nuk doja të rrija. Nuk ishin njerëz kështu, nuk jetoja dot tek ata njerëz. Shokë nuk kam, as të dashur. Kam pasur kështu, njëfarë përdhunimi, si të them. Një i moshuar dhe dy të rinj.Vjet në behar kanë ndodhur këto gjëra, isha jashtë, andej nga amaretat, janë ca pemë të mëdha. Më detyruan, unë nuk kam dashur.Më ka ndodhur disa herë kjo gjë. Hera e fundit ka qenë para një muaji. Personin nuk e njoh, ka ndodhur natën. Është vështirë të jetosh vetëm, i bëj të gjitha vetë.Nuk doja, luftova të mos bëja gjë.Unë dua një dhomë të vogël dhe një banjo, të tjerat i blej vetë me KEMP. Vetëm shtëpi kërkoj".

I pyetur në lidhje me vërtetësinë e informacioneve të dhëna nga ana e saj në bisedë me gazetaren, mjeku psikiatër i saj thotë se ka momente kur ajo nuk është psikotike dhe këto informacione duhen vlerësuar dhe ndjekur në dinamikë nga një psikolog, por edhe Komisariati i Policisë Kuçovë.

Mjeku psikiatër: E njoh rastin, hajde na ndihmo çfarë do të bëjmë për atë se...Diagnoza është e rëndë, kushtet në cilat ndodhet janë të tejskajshme. Do të thoja në një qendër rezidenciale do të ishte ideale për të por nuk kemi.Një shtëpi e mbështetur që është në Vlorë, atyre nuk u del për nevojat e tyre.10 meshkuj dhe 10 femra kanë ata.Ka momente që ajo nuk është psikotike, këtë moment që ma përshkruan ti nuk është psikotike, është e qetë. Ajo duhet të jetë në prani të një psikologeje, do bëj kjo pastaj denoncimet e saj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-denoncon-rastin-e-te-semures-mendore-qe-endet-rrugeve-jam-perdhunuar-disa-here