Ora News - Përfshirja në TVSH, 2500 biznese kanë kaluar në status pasiv në dy muaj

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimi për të përfshirë në skemën e TVSH-së që prej 1 prillit edhe bizneset mbi 2 mln lekë ka detyruar subjektet të ndryshojnë status ose të mbyllin aktivitetin për ti shpëtuar kësaj takse. Për të parandaluar këtë fenomen tatimet kanë paralajmëruar se masat ndëshkuese do të jenë të rënda.Sipas të dhënave, vetëm në dy muajt e parë të këtij viti rreth 2500 biznese kanë kaluar në status pasiv.

Përfshirja e bizneseve që kanë një xhiro mbi 2 mln lekë në TVSH që prej 1 prillit ka nxitur këto të fundit që të gjejnë mënyra për ti shpëtuar përfshirjes në këtë skemë.

Sipas drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve gjatë këtij viti është konstatuar një shtim i numrit të aplikimeve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, për çregjistrim apo pezullim të aktivitetit .

Sipas administratës tatimore, abuzime të shumta janë konstatuar sidomos nga subjektet që përfshihen për herë të parë në TVSH të cilat kanë kërkuar mbyllje dhe e kanë hapur aktivitetin në emër të të afërmve.

Drejtoria e Tatimeve paralajmëron se një shkelje e tillë nuk do të tolerohet dhe do të ndëshkohet dhe biznesit të ri do t?i ngarkohen edhe detyrimet tatimore që mund të ketë patur biznesi i mëparshëm, jo vetëm për taksat e papaguara, por edhe gjobat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perfshirja-ne-tvsh-2500-biznese-kane-kaluar-ne-status-pasiv-ne-dy-muaj#.WpQ50UeLrzs.facebook