Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Muhamet Reci, është praktikant i besimit mysliman. Mosha e thyer nuk ia lejon mundësinë që të njihet përmes internetit për njoftimet publike ndaj nuk ka mësuar se xhamia e Ethem Behut ka mbyllur përkohësisht dyert për ritualin e faljes për të gjithë praktikantët e besimit.
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Lauren Luli i shpjegoi se rituali i faljes do të kryhet në xhamitë e tjera.
Xhamia Et'hem Beut është objekti i një rëndësie të veçantë për sa i takon religjionit, kulturës, historisë. Të hënën iu dorëzuan çelësat Ministrisë së Kulturës për restaurimin e saj. Ndërhyrje që do të zgjasin afër dy vjet.
Luli: Do të futet në një restaurim të hollësishëm nga themelet deri në minare për t'i kthyer atë bukuri të rrallë që ajo mbart si monument kulture i kategorisë së parë.
Ky është projekti i Xhamisë së qendrës së Tiranës.
Ndërsa këto janë pamjet e fundit të një objektit 196 vjeçar, e cila i rezistoi edhe viteve të ashpra të diktaturës duke u shndërruar në një nga simbolikat më të rëndësishëm së qendrës së Tiranës.
Afresket në muret e saj janë të rralla, nuk gjendet një xhami e dytë në Shqipëri me këto vizitime, shkrime, ku asnjë nga fasadat nuk i ngjan njëra tjetrës. Ndërhyrja në objektet e kultit krijon ndjeshmërinë tek besimtarët; por nënkryetari i Komunitetit Mysliman thotë se do të ruhet çdo autenticitet. Muralet, fasadat, minaret cdo dhënë historike që nuk mund të riprodhohet më.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dorezohen-celesat-e-xhamise-historike-ethem-beu-ne-tirane