Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Revista Prestigjioze italiane "Vanity Fair" i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeqytetit tonë, Tiranës. "Vanity Fair" thotë se kryqyeti I shqipërisë duhet të vizitohet patjetër, kjo falë arkitekturës në zhvillim, ushqimit të shijshëm si edhe jetës së natës.
Tirana si kryeqytet i Shqipërisë është vendosur në qendër të vëmendjes së revistës prestigjioze Italiane "Vanity Fair" si një destinacion që duhet të vizitohet patjetër falë arkitekturës në zhvillim, artit modern, ushqimit të shijshëm dhe jetës së natës.
"Kantier, vinça, skela, arkitektë dhe punëtorë, të gjithë të angazhuar për të rizhvilluar një qytet që ka dëshirë të tregojë dhe që sot kryeson kryeqytetet europiane më në modë. Për të shijuar atmosferën e Tiranës, ku studiot më të rëndësishme të arkitekturës në Europë po investojnë ide dhe projekte, duhet të arrijmë në sheshin Skënderbe, kushtuar heroit shqiptar, i cili në '400 mbroji fuqishëm Shqipërinë dhe perëndimin nga përparimi i Perandorisë Osmane"- shkruan në artikullin e saj të gjatë "Vanity Fair".
Projekti i Sheshit "Skënderbej", ka marrë një vëmendje të madhe në artikull, me pedonalen kushtuar këmbësorëve, hapësirën e gjelbër falë mbjelljes së pemëve, si edhe ndërthurjen e gurëve nga të gjitha territoret shqiptare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/revista-prestigjioze-italiane-tirana-qytet-i-ri-i-lire-dhe-plot-ritem