Skeme e re për të shmangur borxhet dhe hyrjen ne TVSH

2018-05-11 0

Përfshirja në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar për bizneset që bëjnë xhiro deri në 2 milionë lekë është duke u refuzuar nga shumë biznese. Përmes një deklarate për shtyp, Drejtoria e Tatimeve konstaton se ditët e fundit është evidentuar shtim i numrit të ndërmarrjeve që kërkojnë të ç'regjistrohen ose të pezullojnë aktivitetin.

E njëjta skemë, thonë tatimet, po përdoret edhe nga shoqëri që janë gjobitur nga inspektorët tatimorë, të cilët po ashtu kërkojnë mbyllje të aktivitetit.

Por njëkohësisht me këto kërkesa për mbyllje, autoritetet fiskale kanë evidentuar raste të menjëhershme të regjistrimit të aktiviteteve të ngjashme nga persona të lidhur nga këta tatimpagues.

Për këtë arsye tatimet njoftojnë se do të nisin një aksion kontrolli, ku nëse konstatohet se në të njëjtin ambient biznesi, gjendet një person i cili ushtron aktivitet dhe është familjar me tatimpaguesin, do t?i vendoset familjarit e njëjta përgjegjësi tatimore me personin e lidhur me të.

Po ashtu edhe për kërkesën e vjeljes së borxheve tatimore, në rastet kur biznesi pezullon aktivitetin, kërkesa do të bëhet për tatimpaguesin e lidhur me të.

Drejtoria e Tatimeve thotë se pavarësisht pezullimit të aktivitetit, tatimpaguesit e përfshirë në listën e TVSH më 1 Prill, do të regjistrohen edhe nëse kanë kaluar me status pasiv gjatë periudhës Janar - Mars 2018.

Tv Klan

Free Traffic Exchange