Pas pamjeve të publikuara nga Report Tv pak ditë më parë ku dukeshin dy vrasësit e biznesmenit Memli Begalla, Denis Deimir dhe Ardian Serezi ngjarje e ndodhur në 14 shkurt, të cilët e ndiqnin atë nga pas në tunelin ndërmjet pallateve në zonën e ish-bllokut, Policia e Shtetit publikon një tjetër video e cila tregon momentin kur vrasësit mbërrijnë me një automjet BME të zezë si dhe kur largohen pas krimit.
Dy vrasësit, të cilët u arrestuan mëngjesin e kësaj të hëne, mbajnë në kokë kapuça të xhupave, për të mos u identifikuar. Ata janë fiksuar nga kamerat e bizneseve përreth teksa parkojnë BME-në e zezë dhe i afrohen apartamentit të biznesmenit. Pasi kanë kryer krimin, vrasësit janë filmuar sërish nga e njëjta kamera teksa largohen me nxitim.