Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një mobileri në Vlorë që merret me prodhimin e kolltuqeve është përfshirë nga zjarri.
Mobileria ndodhet pranë rezervave të shtetit, në lagjen "11 janari", ndërsa dëmet kanë qenë të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë shkuar për të shuar zjarrin tre automjete zjarrëfikëse por edhe forcat e policisë, ndërsa po hetohet për shkaqet.
Mësohet se punëtoret ishin duke punuar në momentin kur kanë vërejtur flakët ,ndërsa kanë dhënë menjëherë alarmin.
Për shkak të flakëve dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, ndërsa ato kanë përfshirë një pjesë mjaft të madhe të ambjentit të mobilerisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zjarri-djeg-mobilerine-ne-vlor