Rama ne Samitin e BERZH per Ballkani Perëndimor

2018-05-11 0

Tregu i përbashkët i vendeve të Ballkanit perëndimor, për kryeministri Edi Rama është një potencial i madh për të ndryshuar ekonomit lokale te secilit prej vendeve. I pranishëm në konferencën e 3 të Berzh për Investimet në këtë rajon që u mbajt këtë të hënë në Lodër kryeministri i fton investitorët e mëdhenj t?i kthejnë sytë nga kjo pjese e Ballkanit.

"Tregu i përbashkët është diçka shumë e mirë , këtë e tregojnë dhe raportet e Bankës Botërore , potenciali është shumë i lartë. Ka njerëz që presin në kufijtë e rajonit tonë për disa çështje burokratike dhe ne duam t?i rrëzojmë këto mure. Kemi bërë një progres të madh sa i përket bashkëpunimit me njëri tjetrin. Ne besojmë shumë tek të ecurit përpara me një vizion të rregullt e të përbashkët. Kjo do të ndryshojë mjedisin në rajon dhe do të rrisë tregtinë. Nga ana tjetër kemi disa rrugë bashkëpunimi me njëri ?tjetrin në fusha të ndryshme, tani po nënshkruajmë një marrëveshje me Serbinë për turizmin që është shumë e rëndësishme. Jo vetëm për numrin e serbëve që do të vijnë në Shqipëri po për të gjithë turistët. Nuk bëhet fjalë thjeshtë për të qenë anëtarë po bëhet fjalë për negociata me shtete të tjera, për bashkëpunimin".

Një tjetër arsye sipas kryeministrit shqiptar pse investitorët duhet të shohin drejt Ballkanit për të shtrirë bizneset e tyre është diversiteti që të ofrohet në këtë rajon.

?Ballkani nuk është kurrë i mërzitshëm. Gjithmonë dhe më tepër shoh investitor të stresuar në Londër ja pse duhet t?i hidhni sytë nga rajoni jonë. Paratë janë të rëndësishme, por dhe kenaqesitë që të ofron jeta s?duhen lënë pas?.

Ja pse më pëlqen ti Edi Rama se je provokativ.

?Nuk jam unë provokativ është realiteti i tillë?.

Rama foli dhe për perspektivën europiane të Ballkanit duke renditur dhe progresin e bërë nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi.

Free Traffic Exchange