Report TV - Kuvend, Taulant Balla: Lulzim Basha është person nën hetim

2018-05-11 0

Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit akuzoi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha se po i fshihet një hetimi të rëndësishëm, atij të një lobimi të paligjshëm në SHBA dhe se ka dërguar Arben Ristanin në Prokurori për të dhënë shpjegime. Taulant Balla gjatë fjalës së tij publikoi një raport shumë të një institucioni belg, i cili flet se grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Belgjikë kanë transferuar fonde në Shqipëri për Partinë Demokratike.
?Dua t?i them kolegëve të PD-së që Lulzim Basha sot është person nën hetim. Burimet e institucioneve partnere bëjnë të ditur që Lulzim Basha po i fshihet një hetimi shumë të rëndësishëm, atë të një lobimi të paligjshëmnë SHBA dhe si gjithmonë Lulzimi kësaj radhe ka vendosur të dërgojë Arben Ristanin pranë institucionit të Prokurorisë për të dhënë shpjegime lidhur me këtë hetim që po kryen Prokuroria dhe mesa duket po e çoi mbazdite Ristanin, Ristani është i gatshëm të maripërsipër të gjitha fajet e Lulzimit. Kam këtu një raport shumë të rëndësishëm të një institucioni belg, i cili et se ka bërë një analizë për një kohë të gjatë për grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Belgjikë dhe lexoj raportin, të cilin do tja vendos medias në dispozicion sa i përket bandave të gangsterëve shqiptarë, fonde janë transferuar në shqipëri për Partinë Demokratike të Berishës, të cilat janë zbuluar me emër të personave në hetim nga policia dhe Prokuroria belge. Është e rëndë, sesi një partipolitike në Shqipëri qenka nancuar nga banda dhe kriminelë, të cilët veprojnë në një vend të BE.

Free Traffic Exchange