Ora News - “S'duam para, vetëm negociatat”, Rama: BE është e kuptueshme kur tregohet ‘koprrace’

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa u shpreh se BE-ja është e justifikuar kur tregohet ?koprrace? kur vjen puna për alokimin e fondeve mbi Ballkanin, Kryeministri Edi Rama, deklaroi së fundmi se nga Brukseli nuk kërkon para, por vetëm hapjen e negociatave, një hap ky që sipas tij, nuk kushton absolutisht asgjë, por përkundrazi, konfirmon perspektivën e qartë të Shqipërisë me BE-në. Nga një konferencë me pjesëmarrjen e liderve të Ballkanit perëndimor që u organizuar nga BERZH në Londër, Rama bëri apel për t?u barazuar me nivelin e Serbisë dhe Malit të Zi, vende të cilat po avancojnë në procesin e bisedimeve.

Rama: Kur vjen puna për paratë BE-ja është në mënyrë të kuptueshme koprrace, por sa i përket këtij operacioni që nuk kërkon para, besoj se Brukseli duhet të jetë disi më bujar, sepse në fund unë mendoj se si Shqipëri ashtu edhe Maqedonia kanë bërë më shumë se çfarë u është kërkuar si detyrë shtëpie. Shqipëria ka bërë një reformë të thellë për të sjell ndryshim pozitiv në sistemin gjyqsor dhe për shembull, në këtë aspekt, Serbia dhe Mali i Zi duhet t?i hedhin hapat gjatë viteve në vijim. Maqedonia ka bërë gjithashtu ndryshime të guximshme. Apeli im për miqtë e mi në Komision dhe në BE është që nëse nuk keni më shumë para për ne, bëhuni më bujarë, pasi hapja e negociatave nuk do t?ju kushtojë asgjë, por përkundrazi do të merrni në këmbim një Evropë më të sigurt dhe të qëndrueshme.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-ne-samitin-e-londres-be-te-jete-me-bujare-me-shqiperine-dhe-maqedonine

Free Traffic Exchange