Rikthehet dialogu Kosovë-Serbi - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rinis në Bruksel dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Ekipet negociatore në nivel ekspertësh te dy vendeve vijojnë takimin e anuluar më 16 janar, pas vrasjes së politikanit serb në Mitrovicën e veriut, Oliver Ivanoviç.

Në takim janë të pranishëm kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi dhe drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Në këtë rund pritet të diskutohet kryesisht për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Kryenegociatori i Kosovës është shprehur më herët se në këtë fazë synohet përmbyllja e dialogut dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

Vrasja e Oliver Ivanoviç më16 janar, rriti tensionet mes dy vendeve, por palët konfirmuan se do të vazhdonin dialogun me qëllim integrimin e të dyja vendeve.

Kosova insiston që dialogu Prishtinë - Beograd në Bruksel të përfundojë me njohjen e shtetit me te ri te europes.

Free Traffic Exchange